Valco Melton
Aplikimi i ngjitësave
Kompania amerikane, e specializuar në prodhimin e sistemeve për lidhjen me ngjitës të shpërbërshëm. Makineritë janë të karakterizuara nga besueshmëria optimale dhe kontrolli i plotë mbi punën. Aplikimi i përhapur i sistemit për ngjitjen me ngjitës të shpërbërshëm ka shkaktuar zhvillimin e dizajneve dhe funksionaliteteve, në mënyrë që të kënaqin nevojat e klientëve në të gjithë botën.
Njësia e kontrollit kontrollon operacionin e të gjithë sistemit. Në rezervuarin e ngjitësve të shpërbërshëm ndodhet një pajisje ngrohëse, e cila shkrin ngjitësin në temperaturën e dhënë e cila kalon nga një gjendje solide në një gjendje fizike të lëngëshme. Me anë të pompës së integruar, ngjitësi në formë të lëngëshme transportohet nga gypi nëpër pistolë me anë të së cilit bëhet aplikimi. Të gjithë gypat dhe pistolat kanë një sistem ngrohje të integruar brenda që të mbajnë ngjitësin në një temperaturë të dhënë në pozicionin e aplikatorit.
Aplikimi i ngjitësit
Pistolat automatike të gjeneratës së fundit janë të përshtatshme për aplikimet që kërkojnë shpejtësi të lartë, saktësi të madhe, norma të shpejta ciklimi dhe jetë të gjatë.
Ato ofrojnë saktësi të lartë dhe kontrollin mbi aplikatorë me ngjitës në shumë aplikime, duke sigururar uniformitet optimal dhe cilësinë e aplikimit. Akses i lehtë në sistemin ngrohës lejon zëvëndësimin e thjeshtë dhe të shpejtë i cili redukton kohën inefektive për ndërhyrjet në shërbim. Ato përbëhen nga komponentë me cilësi të lartë dhe mbajtës universal, pistolat automatike mundesojnë instalim të thjeshtë dhe të shpjetë.
Versionet:
Seria C - Lidhje me modelin bazik. Njësitë C Series mundësojnë një dizajn kompakt dhe robust që është dizenjuar për operacione në mjedise të vështira industriale.
Pompa me presion të ndryshueshëm garanton furnizim konstant të ngjitësit në vendin e aplikimit. Ato i kanë rezervuaret e veshura me Teflon e cila redukton akumulimin e pisllëkut, e cila rezulton në mirëmbajtje më të thjeshtë dhe më të shpejtë si dhe në operacion më të besueshëm dhe jetëgjatë.
Seria EC - Ky është evolucioni i modelit bazik, ose Serisë C. Seria EC është një inovacion në kushtet e teknologjisë për lidhjen me anë të ngjitësve duke mbajtur përfitimet e gjeneratës së mëparshme. Paneli i ri i kontrollit iu lejon konfigurimin e thjeshtë dhe të shpejtë dhe personalizimin e cdo kërkese për punë. Makineria karakterizohet nga besueshmëria optimale, kontrollin total mbi të gjitha parametrat operacionale si dhe mundësinë e programimit. Koha e shkurtër e nxehjes kursen energjinë. Aktualizimi i makinerisë për mbushjen automatike mundëson punë të vazhdueshme dhe për rrjedhojë eliminon ndalesën e makinerisë në mënyrë që të suplementohet ngjitësi, cili prek direkt rritjen e produktivitetit.
KUBE - Përmirësoni eficencën e prodhimit , me sistemit më të ri për aplikimin e ngjitësit. KUBE është makineria e vetme e cila ka tre lloje konfigurimi në hapësirë, në mënyrë që të përmirësojë performancat (panel, compact, split) E dizenjuar si një sistem i mbyllur, me mbushje automatike të integruar të ngjitësit, KUBE përmirëson performancat e sistemit duke eleminuar problemin e degradimit dhe me anë të mirëmbajtjes minimale. Mund të përdoren deri në 6 output-e që kanë kontroll të pavarur temperature, operacioni i të cilit menaxhohet nga një panel multi funksional kontrolli.
Seria D - Mbrojtje e pavarur kundër temperaturë dhe trysnisë së lartë duke iu mundësuar operatorëve operacion të sigurtë. Kontrolli i pavarur e zonave të ngrohjes redukton degradimin e ngjitesit dhe mundëson aplikim preciz dhe uniform.
Seria S - Ofron opsione të pakta valvulash, duke variuar nga një valvulë e thjeshtë single stage deri në sistemet pneumatike të sofistikuara. Rezultati i aplikimit të kësaj zgjidhjeje teknike, është përshtatja me shpejtësitë e ndryshueshme. Ato posedojnë tanket e veshura me Teflon e cila mundëson reduktimin e akumulimit me pisllëk dhe rezulton në mirëmbajtje më të thjeshtë dhe më të shpejtë si dhe operacion më të besueshëm dhe jetëgjatë.
Seria FlexMelt - Përmban një asortiment njësish, I cili është dizenjuar për aplikimet më të kërkuara. Cdo njësi e kësaj serie ka një kontrollor multi funksional, për ti siguruar operatorit një konfigurim të thjeshtë e të shpejtë duke ndryshuar dhe personalizuar cdo funksion pune, e cila suplementohet dhe nga kontrolli i vazhdueshëm i shpejtësisë dhe motorrit alternative elektrik që vë në punë pompën. Versioni me katër pompa mundëson tetë output-e të ndara.
Seria M - Është e dizenjuar për përdorim në fusha ku ka mungesë aplikimesh në mjedisë kërkuese. Dizajni i Serisë M mundëson operacion të shpejta pastrimi dhe mirëmbajtje e thjeshtë e cila shkurton kohën inefektive për aktivitetet e shërbimit.
Njësitë në këtë seri jane të pajisura me rrota, për hir të lehtësisë në mobilitet.
Seria M Plus - Njësitë me performancë të lartë të bazuara në teknologjinë PLC. Ato ofrojnë kontroll të lartë si dhe precision në aplikimin e ngjitësit. Të gjitha njësitë janë të pajisura me kontrollorë Allen- Bradley Control Logix PLC, me Panel Vieë ose me platformën Versa Vieë HMI. Njësitë në këtë seri janë të pajisura me rrota, për hir të lehtësisë në mobilitet.