Printer me bojë për printim dhe kodim të vazhdueshëm
Seria Ax
Domino Printing është lider I padikutueshëm në industrinë e Continous Ink Jet (CIJ) të kodimit dhe prinitimit që ka vendosur standartin e industrisë për cilësinë e printimit, garancinë dhe shumëpërdorueshmërinë për mbi 30 vite.
Domino Printing është furnizuesi I preferuar I shumë OEM-ve dhe kompanive multi nacionale me printerat me bojë të serisë Ax që shiten në më shumë se 20 shtete.
Pse sygjerohet përdorimi I CIJ?
Në 30 vitet e fundit, teknologjia e printerave me bojë për kodim dhe printim të vazhdueshëm është shndërruar në zgjidhjen standarte në më shumë së 90 % të aplikimit të kodimit.
Eshtë përzgjedhur sepse është e thjeshtë për tu instaluar dhe shumëpërdorimshe në gjëndje të printojë virtualisht mbi çdo sipërfaqje.
Familja e printerave Domino Ax Series janë të njohura si pikë referencë për matjen e të tjerave për shkak të garancisë dhe lehtesisë në perdorim.
Si funksionon:
Koka printuese e llojit Ax Series SureStart përmban një gjenerator që pikon boja me një shufër vibruese.
Kjo krijon valë të presionit ultrasonik në bojën e printerit duke e shpërbërë në pikëza të veçanta. Kur këto pikëza bien ndërmjet një seti elektrodash, pikëzat e veçanta janë të ngarkuara përkohësisht. Masa e ngarkesës së çdo pikëze përcakton se sa do të shkëputet nga rrjedha kryesore kur kalon përmes pllakave devijuese. Kjo përcakton vendosjen në produkt.
Duke vendosur pranë një koleksion të këtyre pikëzave, një shumëllojshmëri karakteresh printohen kur produkti kalon para kokës së printerit. Pikëzat e bojës që nuk janë shkëputur nga rrjedha, riqarkullojnë për të përsëritur procesin. Ky është një përdorim efiçient i printerit me bojë duke karaktere të mundur që miliona të printohen nga një litër bojë.
Benefitet kryesore:
Printerat Domino Continous Inkjet (CIJ) mund të printojnë tekste dhe grafikë rezistente dhe qartësisht të lexueshme në sipërfaqe letre, xhami, plastike, metali dhe gome. Ato ofrojnë një gamë të gjerë përfitimesh:
- Printim I shpejtësisë së lartë që përshtatet me linjat më të shpejta të kohës,
- Printim pa kontakt që kodon sipërfaqjet fleksible dhe te çrregullta,
- Teknologjia superiore e kokes së printerit që mundëson pozicionim më të mirë të pikave duke rritur cilësinë e shkrimit,
- Koka vetëpastruese siguron që injektori e printerit të mos bllokohet edhe në linjat e prodhimit të vazhdueshëm start-stop.