Seritë Ax

Printera revolucionarë me epërsi të dukshme

Pse Seritë Ax?

Shpejtësia, saktësia dhe aftësia për të performuar në mjedise të vështira dhe të larmishme u japin printerave tanë revolucionarë të Serive Ax epërsi të dukshme. Një inovacion madhor në industrinë përkatëse, gjenerata jonë e re e teknologjisë ink drop ju siguron përfitime në përdorimin e bojës, saktësi në përdorimin e pikëzave të bojës dhe pozicionim në shpejtësitë tradicionale të printimit. Sistemi ynë revolucionar i-Pulse  ju lejon të printoni me shpejtësi mesazhe me kontrast të lartë dhe të qëndrueshëm si dhe vija të shumëfishta me shpejtësitë më të mëdha të mundshme, ndërsa bojërat tona i-Pulse rezistojnë të paprekura mbi çdo sipërfaqe – edhe pas proceseve më të vështira post-print.

Seritë Ax

Fare thjesht, teknologjia a njohur si Continuous InkJet ështëopsioni më i mirë për kodimin. Është e shpejtë, rezistente, e lehtë për t’u përdorur, e thjeshtë për t’u instaluar dhe, mbi të gjitha, jashtëzakonisht e lehtë për t’u përshtatur: mund të printojë në çdo lloj sipërfaqe. Duke qenë udhëheqës të padiskutueshëm në treg për kodimin dhe printerat e teknologjisë Continuous InkJetkemi vendosur standardin për cilësinë, besueshmërinë dhe  aftësinë për t’iu përshtatur sipërfaqeve, për mbi 30 vjet – ne mund të ofrojmë pikërisht zgjidhjet e duhura sipas nevoja tuaja.

Variantet:

Ax150i

Një zgjidhje revolucionare për printimin në përshtatje të nevojave tuaja

Brezin ynë i ri i teknologjisë me precizion ink drop ju siguron përfitime domethënëse në përdorimin e bojës, saktësi në përdorimin e pikëzave të bojës dhe pozicionim në shpejtësitë tradicionale të  printimit. Ne e quajmë këtë sistemi i-Pulse dhe është inovacioni ynë paraprijës në industri sa i takon teknologjisë Continuous InkJet (CIJ). Meqenëse Ax150i është i lehtë për mirëmbajtje dhe servis – moduli i-Tech mund të ndryshohet lehtësisht në më pak se 10 minuta – produkti mund të mirëmbahet me disponueshmëri optimale. Si rezultat, të gjitha së bashku ju kursejnë si kohën ashtu edhe shpenzimet. Teknologjia CleanFill si dhe pjesët e zëvendësueshme me kode sipas ngjyrave dhe one-fit, eliminojnë edhe rrezikun e rrjedhjes së bojës dhe të ndotjes, ndërsa fleksibiliteti dhe lehtësia e operimit sigurohet nëpërmjet software-it tonë paraprijës QuickStep, si dhe funksioneve shtesë sipas parimit plug and play.

Ax350i

Rishkrimi i rregullave për kodimin dhe markimin

I dizajnuar për t’iu përshtatur edhe aplikacioneve më kërkuese, ju prezantojmë me gjeneratën e re të teknologjisë ink drop me precizion. Printoni mesazhe dhe kode me linja shumëfishe me shpejtësinë më të madhe të mundshme dhe reduktoni refuzimet me sistemet tona për kodet e lexueshme nëpërmjet  pajisjes (MRC) dhe njohjes optike të karaktereve (OCR). Të integruara lehtësisht në  linjën tuaj ekzistuese të produktit, boja jonë i-Pulse qëndron në sipërfaqen e printuar edhe pas proceseve më të vështira post-print, përfshirë sterilizimin dhe  ngrirjen me ajër me shpejtësi të lartë (njohur si blast freezing). Kodet tona me kontrast të lartë dhe që zgjasin në kohë, të disponueshme në ngjyrë të zezë, blu, të verdhë, të kuqe dhe të bardhë, zgjasin gjatë gjithë jetës së produktit dhe janë të përshtatshme për kontakt të drejtpërdrejtë me ushqimin. Me planin tonë të shërbimit për sigurinë (Safeguard Service Plan), përgjigjen me përparësi, monitorimin në distancë, dhe ndihmën teknike të disponueshme në çdo kohë, mund të na besoni për punën tuaj.

Ax550i

Precizion dhe fleksibilitet nga një printer që përballon çdo mjedis

Kjo makineri, sa e fortë aq edhe fleksibile, gjeneron printime me rezolucion të lartë dhe kode me linja të shumëfishta edhe në mjediset më të ashpra. Kabineti i saj i fortë dhe me rafte është i bërë me çelik (të tipit marin) rezistent ndaj ndryshkut, i cili jo vetëm që mbron nga pluhuri por edhe është në gjendje t’i rezistojë ujit gjatë gjatë pastrimit me presion pastrimi madhor. Është një printer inovativ që, në çdo kuptim, me të vërtetë ngrihet mbi të tjerët. Cilësia më e lartë e printimit sigurohet, gjithashtu, duke lejuar sasi të mëdha të dhënash për të siguruar printim me shpejtësi të lartë. Nga ana e tyre, kodet me shpejtësi të lartë optimizohen për kodet e lexueshme nëpërmjet pajisjes (MRC) dhe njohjes optike të karaktereve (OCR), për të ndihmuar në uljen e refuzimeve.




Ju mund të keni interes për produktet e mëposhtme?