Peshoret automatike

Checkweighers

“Qendra e ulët e gravitetit” dhe njësia e kontrollit “forward facing” të serisë Loma CW3 e peshores, redukton vibrimin, mundëson saktësi, ndërsa monitori me të dhënat është shumë cilësor dhe ofron një menu të thjeshtë në përdorim. Seria CW3 mund të përshtatet lehtësisht me apliacionet tuaja, me sistemet optimale të transportit dhe me sisteme për fshirjen e produktit. Për më tepër, me anë të rrjetit të pajisjes ne kemi menaxhuar që peshorja të jetë në qendër të mjedisit të prodhimit, ku shërben si burim informacioni , që të ndihmojë në përmirësimin e prodhimit. Modelet, të cilat Loma i ofron, kalojnë përmes procesit të aprovimit OIML R51, e cila mundeson saktësi  afatgjatë dhe stabilitet në mjediset e vështira. Nëse iu nevojitet një sistem I thjeshtë për kontrollin e peshës  ose një sistem i plotë me analizë statistike, ne mund t’iu ofrojmë modelet që përputhen me kërkesat tuaja.

Checkweighers

Peshoret CW3 për pesha të lehta

Loma CW3 1500L ofron mundësitë më të mira të ndjeshmërisë dhe saktësinë optimale të disponueshme në këtë segment. Me peshë maksimale të produktit të kontrolluar prej 1500 gramësh , me gjerësi deri në 300 mm, gjatësi deri në 425 mm dhe saktësi standarte 0,6 gram.

Peshoret CW3  6000M

Loma CW3 6000M është një peshore kompakte horizontale për përdorim në linjat e prodhimit me qarkullim të madh të produkteve. Falë fleksibilitetit dhe saktësisë, ajo është vecanërisht e përshtatshme për produktet të cilat shiten me anë të peshës mestare. Pesha maksimale e produktit që inspektohet është 6000 gramë, gjerësia deri në 300 mm dhe gjatësia deri në 425 mm, kurse saktësia standarte është 0,6 gramë.

Peshoret CW3 400UL për produktet shumë të lehta

Loma CW3 400UL  janë peshore ideale për paketime të vogla dhe të lehta ose për produktet me vlerë dhe materialet në të cilat precizioni i lartë dhe qarkullimi maksimal i produktit janë të nevojshme. CW3 400UL ka një saktësi prej 0,3 gramësh dhe normë maksimale qarkullimi prej 450 paketimeve për minutë.

Produktet fleksible dhe solide

Peshoret Loma CW3 DragLink janë zgjidhje të sakta dhe fleksible për peshimin e masës së produkteve të paketuara në mocionin që përdoren në linjat e prodhimit me qarkullim të lartë të produkteve. Ato rekomandohen aty ku, pavarësisht numrit të lartë të produkteve, saktësia është në nivelet më të larta. Ato kanë një kapacitet prej 440 produkteve për minutë dhe sensivitetin prej 0,6 gramë.

Peshoret CW3 12000H për produktet me peshë të rëndë

Peshoret CW3 12000H për produktet me peshë të rëndë, mundësojnë saktësi të lartë dhe janë të dizenjuara vecanërisht për cantat dhe kutitë me peshë deri në 12 kg.
Është e thjeshtë për ta integruar në linjat ekzistuese të prodhimit, me furnizues të shpejtësisë së lartë deri në 115 m/min. Sensitiviteti është 1,6 gramë, shpejtësia maksimale 115 m/min me kapacitet deri në 120 paketime në minutë.

Kombinimi i detektorëve metalikë me peshoret

Sistemet Loma CW3 të cilat kombinojnë zbulimin e prezencës së metalit me kontrollin e peshës së produktit , janë të përshtatura me zgjidhjet e provuara që integrojnë të dyja sistemet e kontrollit në industritë e ushqimit dhe paketimit. Shpejtësitë maksimale janë deri në 120 m/min me kapacitet deri në 400 produkte për minutë.