Printimi dixhital Piezo Drop On Demand

Universalitet superior

Seria K

Printerat Domino të Serisë K përdorin teknologjinë piezo DOD, për të printuar një gamë të gjerë substratesh, duke përdorur bojrat e ujshme dhe/ose UV. Kokat e printerit përmbajnë një seri dhomash që janë të mbushura me bojë. Duke aplikuar voltazh në muret e këtyre dhomave, ndodh një deformim që i zhvendos muret jashtë. Ky deformim bën që presioni i bojës të pikojë, duke tërhequr më shumë bojë drejt dhomës. Kur voltazhi çlirohet dhe muret rikthehen në pozicionet e tyre origjinale, një pikëzë bojë nxirret nga çdo vrimë e zgjedhur për printim.

Këto pikëza krijojnë bashkarisht tekste të rezolucionit të lartë, barkode, grafikë dhe të dhëna të ndryshueshme  mbi një gamë të gjerë të mediave të shkruara ose të pashkruara, letrat plastike dhe etiketave.


Si funksionon:

Drop On Demand (DOD) është një lloj teknologjie printimi, me anë të së cilës pikat e bojës dalin nga kokat e printerit vetëm kur nevojitet. Pikat e bojës formohen nga krijimi i pulseve të presionit brenda kokës së printerit. Metoda e veçantë e përdorur për të gjeneruar këtë plus presioni krijon një nënkategori brenda DOD, e quajtur piezoelektrike (piezo) dhe termike.

Me anë të Piezo DOD, një kristal piezoelektrik pëson deformime kur aplikohet fusha elektrike. Ky deformim krijon një puls presioni në dhomën e bojës brenda kokës së printerit, e cila në këmbim , shkakton nxjerrjen e pikës së bojës nga vrima në substrat.

Përfitimet kryesore:

  • Produktiviteti – operon me shpejtësi lineare deri në 150 m/min me rezolucioni printimi 300 dpi,
  • Cilësia superiore e printimit realizohet përmes 500 vrimave që printojnë me një maksimum rezolucioni prej 1200 dpi,
  • Besueshmëri - pjesët e pakta lëvizëse minimizojnë ndërhyrjen manuale dhe reduktojnë kohën inefektive,
  • Fleksibilitet - duke mundësuar personalizmin e paketimeve të produkteve,
  • Printimi jo kontaktor siguron mbrojtjen e paketimit.

Zgjidhni një nga produktet monochrome printing: