Printer me bojë termale

Zgjidhje modulare për printime të ndryshme me rezolucion të lartë me bojëra të gjeneratës së fundit

Seria G 

Eksperienca dhe inovacioni janë bashkuar në mënyrë ideale në sistemet e printimit të Domino G Series I Tech. Nqs po kërkoni për një zgjidhje kodimi që është fleksibël, I thjeshtë për tu integruar në linjat tuaja të prodhimit dhe I dizenjuar për një printim të rezolucionit të lartë në linjat e shpejta duke patur garanci, atëherë ju po kërkoni për një zgjidhje G Series. 
Ndërtimi modular rritet së bashku me kërkesat tuaja: Deri në katër koka të veçanta printeri menaxhohen nga një kontrollues dhe mund të konfigurohen për të operuar linja të ndryshme prodhimi ose të printojnë mesazhe në përmasa të mëdha duke bërë që ndërtimi i printerit tuaj tu përshtatet kërkesave tuaja të prodhimit. 
Përbërësit inteligjentë I Tech dhe funksionet inteligjente të rezervës garantojnë operacion të thjeshtë, planifikim të përmirësuar prodhimi dhe gabime të reduktuara duke iu kursyer kohë dhe para. 

Për shkak se printerat G Seria nuk kërkojnë mirëmbajtje të rregullt, efiçenca e linjës suaj përmirësohet ndjeshëm.


Si funksionon:

Gama G Series e printerave me bojë termike përdor rezervën HP Type 45A si motorr kryesor të printerit.
Rezerva përmban një bojë rezervë prej 42 ml dhe përdor një seri elementësh rezistentë që janë prodhuar duke përdorur një proces prodhimi që quhet fotolitografi.

Çdo element rezistent aktivizohet nga një voltazh/korrent elektrik I cili kur aplikohet nxeh bojën në kontakt me elementin I cili në këmbim rezulton në formimin e një pikëze, pika e formuar e bojës del pastaj nga gypi në substratin e targetuar për të krijuar një imazh.
Elementi rezistent shuhet me heqjen e voltazhit/korrentit, dhoma rezistente mbushet me bojë dhe procesi përsëritet vazhdimisht për të krijuar imazhe.
Koha e procesimit gjatë nxehjes është e njeqindmilionta e sekondës e cila e bën tekonologjine TIJ shumë të shpejtë dhe të thjeshtë në përdorim.

Benefitet kryesore:

E specializuar për printimin me rezolucion të lartë, printeri Domino me bojë termale ofron shumë përfitime:

  • Shpejtesi të lartë/rezolucion printimi që përshtatet me mjediset më të shpejta të prodhimit,
  • Të pastër në përdorim dhe eficent në konsumin e bojës. Shumëllojshmëri bojrash per aplikime të vecanta,
  • Teknologjia superiore e kokes së printit që mundëson pozicionim të saktë të pikave duke përdorur bojrat me bazë etanoli dhe uji,
  • Printer i thjeshtë në përdorim me trajnim minimal për të aktivizuar, operuar dhe mirëmbajtur,
  • Rrezikshmëri minimale në procesin e prodhimit; zëvëndësimi i bojës është i thjeshtë, nuk kërkon mirëmajtje vjetore ose servis të planifikuar,
  • Zgjidhje modulare e besueshme dhe fleksible që rritet me kërkesat tuaja të ardhshme.


Zgjidhni një nga produktet të printerave me bojë termike: