Aplikimi dhe printimi i etiketës

Fleksibilitet në përputhje me kërkesat tuaja në printimin e etiketave

Seria M

Printerat e serisë  M, për printimin dhe aplikimin automatik të etiketave, sigurojnë përmbushjen e të gjithave kërkesave industriale në kushtet e gjurmimit, etiketimit dhe identifikimit të produkteve, transportit, paketimit dhe paletave.

Seria M është modulare. Konfigurimi i saj standart përputhet me kërkesat më të zakonshme dhe mund të përshtatet ndaj çdo aplikimi specifik.

Seria juaj M përmban printerin më efiçent, kokën e printerit dhe furnizuesit për linjën tuaj të prodhimit.

Konfigurimi i çdo serie M mundëson:

  • Printimin e të dhënave fikse ose të ndryshueshmë në kohë reale, bakode, tekste dhe imazhe.
  • Pozicionim të saktë të aplikimeve të shtypit dhe të etiketave në shpejtësi të lartë.
  • Skaner opsional të integruar për verifikimin e barkodeve që siguron cilësi printimi dhe pozicionim të etiketave.
  • Menaxhim i thjeshtë dhe inteligjent i të dhënave me kontroll qëndror dhe lidhje të thjeshtë me databazen.
  • Kokë printeri jetëgjatë që siguron cilësi të lartë printimi dhe pagabueshmëri për një kohë të gjatë.
  • Zëvëndësimi i shpejtë i pjesëve që konsumohen mundëson cilësi dizajni dhe lehtësi në përdorim dhe shfaqje grafike.
  • Domino garanton cilësinë e produkteve dhe shërbimeve dhe në bashkëpunim me skuadrën e specializuar të shërbimeve të cilët  janë në dispozicionin tuaj.

Si funksionon

Performanca në punë

Printerat termikë direkt ose printerat me transfertë termike me fizibilitetin e dorës së djathtë ose të majtë

4 mënyra bazike për aplikimin e etiketës

Me ajër

E shpejtë, e thjeshtë dhe e lehtë. Distancë shumë e limituar.Nuk është shumë preçise.

 

Ngjeshje

Aplikimet më të përdorura.
Të përshtatshme për pjesën më të madhe të aplikimeve.
Distancë fleksible dhe preçise.

 

Me ajër dhe ngjeshje
Presioni i ajrit ndihmon në ngjitjen e etiketave.
I përshtatshëm dhe për sipërfaqje jo të rregullta.

 

Pastrimi
Mënyra më e mirë për aplikimin e etiketave të gjata.

 

 


Seria M për të gjitha konfigurimet është në përputhje me kërkesat dhe rregulloret aktuale dhe me ndryshimet e parashikuara të të ardhmes

Kodet e printuara në përputhje me standartet GS1, sigurojnë identifikimin e artikujve të logjistikës , paletave ose paketimeve.
Ato janë gjithashtu në përputhje me standartet ANSI dhe kodimeve SSCC(numri unik serial i paletave)

Printerat e serisë M, kompakte, fleksible, robuste dhe të besueshem si dhe etiketat e aplikimit mundësojnë identifikimin dhe gjurmimin e produkteve tuaja dhe përputhen me kërkesat e zinxhirëve të logjistikës në kushtet prodhuese.

Përfitimet kryesore:

  • Cilësi e lartë dhe korrektësi e aplikimit të etiketave të kodeve me opsionin e verifikimit automatik.
  • Efiçenca e lartë dhe modulariteti i këtyre sistemeve printim/etiketim, që iu lejon të përfitojnë nga konfigurimet të performancës së lartë.
  • Integrimit të thjeshtë dhe të shpejtë iu mundësohen aparatura kompakte, si dhe të thjeshta për përdorim në sajë të dizajnit të orientuar drejt perdoruesit.
  • Në përputhje me kërkesat dhe standartet e gjurmimit, nga prodhimi përgjatë gjithe zinxhirit të logjistikës.


Zgjidh një nga produktet e printimit dhe aplikimit: