TELESIS - pin marking
Sistemet për stampimin e pjesëve
Dot Peen dhe Scribe marking - prej 1971.
Burimi i zgjidhjeve tuaja për stampimin e produktit
Telesis është lider botëror në fushën e stampimit të produktit dhe teknologjive të përpunimit. Telesis ofron një gamë të gjerë të sistemeve të besueshme dhe të shpejta për etiketimin Pinstamp dhe TeleScribe të përhershëm dhe të programuar.
Të gjitha sistemet Telesis , standarte ose të dizenjuara për një qëllim, mbështeten nga rrjeti global i ekspertëve të shitjes dhe profesionistëve të shërbimeve.
Makineritë për Pin marking (Stampimi me gjilpërë)
Sistemet tërësisht të programuara PrintStamp për stampimin, me një ose më shumë gjilpëra, bazohen në dizajnin origjinal dhe të pajisur me patentë Telesis të “floating pin”. Gjilpëra pneumatike metalike e komanduar dhe e rikthyer, stampon në mënyrë të përhershme sipërfaqen me karakteret në formë pikash ose vijash të pandërprera, edhe me logo, diagrame ose kode 2D.
Meqë gjilpëra për identifikimin “noton” në një presion ajri konstant të komanduar dhe të rikthyer, parregullsia e sipërfaqes deri në 6 mm, mund të kalohet lehtësisht dhe pa problem. Telesis prodhon një gamë të gjerë sistemesh për stampimin me gjilpërë, e cila mundëson një zgjidhje të besueshme për çdo aplikim për stampimin permanent të metalit.
Stampimi i karaktereve të vazhdueshme
Sistemet TeleScribe për stampimin me nivele të ulëta zhurme, gdhendin karakteret e cilësisë së lartë dhe vizat e vazhdueshme, në tipe të ndryshme materialesh, nga plastika deri te çeliku i forte.
Zgjidhje për aplikacionet e stampimit fillestar
Sisteme të tjera për stampimin me gjilpërë , përfshijnë gjithashtu serinë BenchMark të stampuesve, të fiksuara ose të levizshme, në çmime të arsyeshme. Sistemet Telesis mundësojnë etiketimin efiçent dhe të automatizuar e një game të gjerë të produkteve industriale.