Piezo Drop On Demand printing
Inteligjencë superiore
Seria C Plus dhe Seria K
Printerat Domino të serisë C dhe K aplikojnë teknologjinë Piezo DOD për të printuar një gamë të gjerë substratesh duke përdorur bojërat e ujshme dhe/ose bojrat kurative UV. Kokat e printerave të këtyre printerave përmbajnë një seri dhomash që janë të mbushura me bojë. Duke aplikuar voltazh në muret e këtyre dhomave , ndodh një deformim që i zhvedos muret jashtë. Ky deformim bën që presioni i bojës të pikojë , duke tërhequr më shumë bojë drejt dhomës. Kur voltazhi çlirohet dhe muret rikthehen në pozicionet e tyre origjinale, një pikëzë bojë nxirret nga çdo vrimë e zgjedhur e printerit.
Këto pikëza krijojnë bashkarisht tekste të rezolucionit të lartë, barkode, grafikë dhe të dhëna të ndryshueshme mbi një gamë të gjerë të mediave të shkruara ose jo, letrat plastike dhe shiritave të etiketave.
Si funksionon:
Drop On Demand (DOD) është një klasifikim i gjerë i teknologjisë së printerave me bojë, nëpër të cilat pikat e bojës dalin nga kokat e printerit vetëm kur nevojitet.
Pikat e bojës formohen nga krijimi i një pulsi presioni brenda kokës së printerit.
Metoda e veçantë e përdorur për të gjeneruar këtë plus presioni krijon nënkategoritë parësore brenda DOD, të quajtura piezoelektrike (piezo) dhe termike.
Me anë të Piezo DOD, një kristal piezoelektrik pëson deformime kur aplikohet fusha elektrike. Ky deformim krijon një puls presioni në dhomën e bojës brenda kokës së printerit, e cila në këmbim, shkakton nxjerrjen e pikës së bojës nga vrima në substrat.
Përfitimet kryesore:
- Produktiviteti – operon me shpejtësi lineare deri në 150 m/min me rezolucioni printimi 300 dpi,
- Cilësia superiore e printimit realizohet përmes 500 vrimave që printojnë deri në 600 dpi (të papërpunuara) dhe deri në 1200 dpi (nominale),
- Besueshmëri - pjesët e pakta lëvizëse minimizojnë ndërhyrjen manuale dhe reduktojnë kohën inefektive,
- Fleksibilitet - duke mundësuar printimin ad hoc dhe personalizmin e paketimit,
- Printimi jo kontaktor siguron mbrojtjen e paketimit.