Laser coding and marking
D-Series i-Tech
D-Series dhe i-TechDomino janë pionerë kur bëhet fjalë për përdorimin e sistemeve të lazerit CO2 për identifikimin si dhe një nga prodhuesit më të mëdhenj të kësaj teknologjie në botë. Nëpërmjet kërkimit dhe inovacionit në fushën e identifikimit me anë të lazerit , Domino ka prodhuar kodera që vendosin standarte industriale. Produktet më të fundit D Series i-Tech me performancë të lartë janë të përshtatshme për printimin e barkodeve, teksteve, grafikëve, të dhëna seriale dhe variable si dhe kode 2D në një varietet të gjerë substratesh duke përfshirë kartonin, xhamin dhe letrën.
D Series ofron gjatësi të veçanta valësh për të koduar materiale të veçanta plastike si PET ose PP.
Teknologjia inteligjente që ne përdorim për dizajnin modular revolucionar të D Series i-Tech RapidScan përfshin teknologjinë e patentuar.
Përse stampimi dhe kodimi me lazer?
Për shkak të besueshmërisë së lartë dhe kostove të ulëta të mirëmbajtjes, sistemet me lazer kanë një impakt pozitiv në efiçencën e aparaturave të plota.
Pritimi i karaktereve me cilësi të lartë mund të arihet si në produktet statike dhe në ato të lëvizshme.
Meqë nuk përmbajnë bojëra ose lëngje, sistemet e lazerave janë miqësor ndaj mjedisit dhe reduktojnë ndjeshëm kostot e lidhura me qëllimet e etiketimit.
Si funksionon:
Stampimi arrihet nëpërmjet gdhendjes ose duke ndryshuar përbërësit kimike të shtresës së sipërfaqjes duke lënë në mënyrë të përhershme një kod.
Domino ka zhvilluar lazera për shkrim që mund të printojnë tekste, grafikë dhe të dhëna të ndryshueshme mbi një varietet të gjerë substratesh duke përfshirë plastikën, xhamin, letrën dhe kartonin.
Koderat Domino me lazer, si psh D Series i-Tech kanë përdorur rreze lazeri të drejtuara nga pasqyra që kontrollohen nga galvanometri.Teknologjia me anë të galvanimetrit lejon stampimin e produkteve statike si dhe të produkteve që variojnë në shpejtësite më të vogla në më të mëdhatë.
Përfitimet kryesore:
- Karaktere me cilësi superiore printimi,
- Besueshmëria e lartë realizohet me anë të pjesëve lëvizëse dhe teknologjisë së provuar me lazera CO2,
- Cilësi konstante në linja lëvizëse ose jo,
- Shtypje në çdo drejtim,
- Kapacitete grafike pa limit,
- Kërkesat minimale për mirëmbajtjen i bëjnë sistemet e lazerave miqësorë ndaj mjedisit.