Thermal Transfer Overprinting
Performancë dhe vlerë brenda kapaciteteve tuaja...
Seria V
Gama e printerave V Seria Thermal Transfer Overprint (TTO) mund të printojnë të dhëna të ndryshueshme, bar kode dhe imazhe me cilësi 300 dpi neper filmat fleksibel të paketimit, etiketave për prodhim dhe aplikacionet për paketim të sektoreve të ushqimores, farmaceutikës dhe industrisë.
Transferimi termik tashmë është një teknologji e zhvilluar jo vetëm për kodimin në paketa fleksible por edhe për kapacitetin superior dhe avancimeve teknologjike që e bejnë më të arsyeshëm në çmim. Ajo po fiton gjithashtu vëmëndje të gjerë si një zëvëndësim ndaj teknologjive jo dixhitale të vjetra, që përfshin stampat e nxehta dhe koderave roll.
Gama V Series përbëhet nga tre modele ( V120i, V230i, dhe V320i) që iu përshtaten nevojave tuaja specifike të kodimit, por në krahasim me zgjidhjen TTO , këto të gjitha iu ofrojnë një kosto totale të reduktuar të pronësisë (TCO) nëpërmjet reduktimit të kohës inefektive , konsumimit, lehtësinë operacionale dhe kapacitet të përmirësuar të kodimit.
Kjo vlerë e shtuar transferohet nëpërmjet i-Tech, Teknologjia Inteligjente Domino e cila është zhvilluar për mbi 20 vjet me eksperiencën e TTO dhe ka rezultuar në inovacione unike si psh i-Tech Ribbon Drive dhe Quickstep Interface.
Këto benefite të kombinuara me zgjuarsi dhe instalim të thjeshtë, sigurojnë që V Seria është zgjedhja e duhur për cdo prodhues ose OEM.
OEM
Partnerët e Domino me një gamë të gjerë dhe numër të lartë të makinerive prodhuesve të paketimit, iu ofrojnë klientëve tanë të përbashkët një makineri plotësisht të integruar të paketimit dhe kodimit TTO pa vështirësi dhe me vlerë të shtuar
Përfitimet kryesore të OEM janë:
- Integrim i personalizuar i shërbimeve të dizenjimit që mundësojnë sipas porosisë dhe integrim i sistemeve elektronike,
- Cilësi e avancuar e produktit që thjeshtëzojnë instalimin e çdo printer (Masë kompakte, ajër jo të kompresuar, lidhje automatike e kokës së printerit, integrimi i makinerisë së printimit/paketimit GUI),
- Manaxhim “Simple fit and forget” për nevojat e të gjithë printerave nga një rrjet global,
- Trajnim i dedikuar për integrimin e produktit,
- Suport komercial i vazhdueshëm,
- Dëshmi të klientëve dhe demonstrim,
- Ekspozita, ditë të hapura, suport marketing.
Si funksionon:
Printimi realizohet duke vendosur një shirit termik midis kokës së printerit dhe sipërfaqjes që do të stampohet.
Nxehtësia nga koka e printerit kalon përmes shiritit, duke bërë që boja të shkrihet dhe të çlirohet nga pjesa e saj e fundme.
Boja i shtohet sipërfaqjes që do të printohet dhe pastaj ftohet me shpejtësi duke përfunduar në një printim të përhershëm.
Koka e printerit përbëhet nga 300 rezistenca individuale për cdo inch (2.54 cm) gjatësi të saj.
Një figurë e printuar mund të krijohet duke i ndezur dhe fikur këta elementë me shpejtësi kur koka e printerit kalon mbi shiritin.
Software përdoret për të konvertuar dizajnin e printuar në sinjale që kontrollojnë kokën e printerit.
Thermal Transfer Overprinters mund të operojnë në dy modele në varësi sesi koka e printerit lëviz
në shirit dhe sipërfaqjen e printimit.
Këto janë mënyra të vazhdueshme dhe jo të vazhdueshme
Të gjithë printerat e Domino janë në gjendje të printojnë me të dyja mënyrat:
Mënyra e vazhdueshme
Në mënyrën e vazhdueshme sipërfaqja e printimit lëviz vazhdimisht.
Koka e printerit mbetet e fiksuar dhe printon gjatë kohës që sipërfaqja lëviz.
Mënyra jo e vazhdueshme
Në këtë mënyrë printimi substrati lëviz me shkëputje.
Koka e printerit vendoset mbi sipërfaqje pranë printerit ndërkohë që sipërfaqja është në gjendje të palëvizshme.
Përfitimet kryesore:
Domino Thermal Transfer (TTO) Printers mund të printojnë tekste të ndryshme, grafikë, barkode dhe kode 2D për filmat për paketim, letra dhe etiketa që mundësojnë identifikimin e pakos specifike dhe dekorimin.
Ato ofrojnë një rang të gjerë përfitimesh:
- Kostot më të ulëta totale të pronësisë , nëpërmjet elementëve i-Tech që ofrojnë konsumim të ulët të shiritave dhe minimizim të kohës inefektive,
- Operacion I thjeshtë e pa gabime nëpërmjet Quickstep,
- Integrim I thjeshtë që lejon instalimin e thjeshtë dhe efiçent , ose zëvendësimin e koderave TTO.
Performance inteligjente, bën një lidhje perfekte me aplikacionin tuaj.