Loma

Detektorët metalikë

Detektorët të patentuar Loma IQ4 dhe metal janë detektorët e parë që ofrojnë realisht punën me frekuenca të ndryshueshme dhe mbrojtjen IP69K për operim në mjediset industriale. Atom mund të operojnë në frekuenca nga 40 në 900 khz dhe me mundësinë që të ndryshojë brenda një kohe të shkurtër frekuencën e operacionit, duke eliminuar deficitet dhe limitet e së kaluarës kur detektorët kanë një ose pak frekuenca operacioni. Ndryshimet në llojin e produktit, që kërkojnë ndryshimin në frekuencë , nuk kërkojnë më modulimin e shtrenjtë dhe jo praktik nga inxhinierët e shërbimit. Frekuenca respektive operuese është celësi për zbulimin e celikut që pëedoret në industritë e ushqimit,pijeve dhe farmaceutikës.

Performancë e qëndrueshme

Këta detektorë kanë një dizajn të vecantë skeleti dhe një bërthamë spirale, që i bën ato imune ndaj efekteve vibruese, zhurmës elektrike dhe diferencave të temperaturës, të cilat më parë shkaktonin performancë të ulët të detektorit.

Besueshmëri superiore

Teknologjia më moderne përdoret për të kombinuar celikun, plastikën dhe rrëshirën në një të tërë, e cila parandalon penetrimin e ujit dhe pluhurit dhe kështu mundëson mjedisin e dëshiruar të qëndrueshëm të punës, për pajisjet e forta elektonike dhe bërthamave spirale.

Kontroll të qartë dhe të thjeshtë për përdorimin

Modeli IQ4 vjen me ekranin touch shumëgjuhësh me ngjyra grafike dhe ka një menu të ndjeshme me ikona , secila prej tyre përmban opsionin “HELP”. Paneli i kontrollit i azhornuar VFD IQ4 me tastierën membranë është më i madh, me kontrast më të mirë dhe më të thjeshtë në përdorim. Të dyja modelet janë të dizenjuara për ti pajisur operatorët me informacion të qartë dhe leje aksesi, të jenë të aftë të përdorin një gamë të gjerë karakteristikash standarte, të cilat përmirësojnë zbulimin e metalit në mjedise moderne prodhimi.

Sistemet Loma për zbulimin e metalit përmbajnë gjithashtu:

Përzgjedhjen automatike të frekuencës së punës

Adaptimi më i fundit me produktet dhe paketimet e reja.

Mësimi automatik i produktit

Kalibron thjeshtë dhe mëson automatikisht karakteristikat dhe rregullimet për deri në 100 produkte.

Performanca e përmirësuar e sistemit të validimit (PVS) për miratimin HACCP

PVS kujton automatikisht operatorin të testojë performancën në interval gati të caktuara, në përputhje me kërkesat HACCP. Sistemi PVC nuk mbështetet në aludimin që operatori verifikon rezultatet e testimit dhe se përgjatë testimit përdoren vetëm mostra specifike testimi. LomaEnet mund të lidhet me cdo detektor metali nëpërmjet Ethernet dhe cdo rezultat testimi mund të futet në një kompjuter me lidhje interneti, në mënyrë që të ndihmojë  harmonizimin e operacioneve me HACCP.

Pjesët e kontaminuara

Nëse zbulohet prania e metaleve në produktin tuaj, pjesa e kontaminuar futet në listën e kontaminimeve të zbuluara dhe paraqet sasinë. Pjesa e kontaminuar është thelbësore në identifikimin e shëmbujve potencialë të kontaminuar, si dhe në monitorimin dhe lokalizmin e burimit të tij. Pjesët e kontaminuara dhe raportet mund të shkarkohen me stik USB me modelin IQ4.

Aftësia për tu lidhur me sistemin e kontrollit të fabrikës

IQ4 mund të lidhen me sistemin e kontrollit të fabrikës nëpërmjet lidhjes Ethernet të standartit industrial.