Partnerët tanë
-
Domino është prodhues lider i printimit pa kontakt, karakterizuar nga kod me cilësi të lartë, fleksibilitet dhe besueshmëri. Nëpërmjet përvojës dhe zhvillimit ndër vite, portofoli i pasur i Domino përfshin: printera ink jet të vazhdueshëm, printera ink jet termalë, lazera, printera foil, sisteme P&A, printera Piezo DOD, dhe printera me karaktere të mëdha Valve jet. Oferta plotësohet me pajisjet Domino për printime digjitale për aplikacione të personalizuara për printime të ndryshme monokrom apo me ngjyra të plota.
-
Kushdo që mund të zhvillojë një ide drejt përsosmërisë që nga fillimi meriton pak respekt. Për këtë arsye Herma njihet si një prej udhëheqësve përtej kufijve të Evropës. Me një gamë të gjerë aftësish - nga prodhimi i materialeve me vetëngjitje te sistemi i etiketimit. Kjo kompani gjermane ofron zgjidhje profesionale dhe të besueshme falë zhvillimit dhe burimeve njerëzore të veta.
-
Me përvojë të pasur për më se 40 vjet, kompania Loma, renditet ndër më të mirat në botë për projektimin dhe prodhimin e detektorëve të metaleve, peshoreve te linjës dhe sistemet me rreze X të projektuar për industrinë ushqimore, farmaceutike dhe të paketimit. Projektuar për të përmbushur standardet më të rrepta për sigurinë e produkteve duke identifikuar defekte të produkteve dhe duke eliminuar çdo kontaminim të mundshëm. Pajisjet Loma janë sinonime me pajisje të sigurta dhe të besueshme, çka jep siguri për produktin tuaj me disponueshmëri maksimale dhe kosto të ulët shfrytëzimi.
-
Kompania italiane Sisma njihet në mbarë botën si prodhuese e specializuar në projektimin dhe prodhimin e pajisjeve printuese lazer me precizion të lartë për qëllime industriale dhe në bizhuteri. Sisma lazer ofrojnë mundësinë e printimit të përhershëm të produkteve: komponentë metali, plastikë dhe elemente të tjera solide, si dhe mundësinë për prerje precize të materialeve me shpejtësi dhe saktësi të lartë. Përvoja e gjatë e fituar ndër vite dhe inovacioni garantojnë një produkt me cilësi të lartë dhe besueshmëri të jashtëzakonshme.
-
Antares Vision Group prodhon pajisje për inspektimin dhe kontrollin e produkteve, duke siguruar kështu paketim dhe pamje vizuale korrekte për produktet, rrjedhimisht edhe cilësinë e produkteve dhe markave. Sistemet e inspektimit aplikohen në industrinë e pijeve, ushqimore, kimike, të kozmetikës si dhe në atë farmaceutike. Antares Vision Group ofron zgjidhje që mund të kontrollojnë enë qelqi, plastike, prej letre të laminuar, për raste të ndryshme, të tilla si inspektimi i shisheve, kavanozave, kanaçeve, kutive.
-
Gernep është e barasvlershme me dekada përvoje, shpirt novator, dhe perfeksion të makinerive. Specialistë në konsultim, projektim, ndërtim, fabrika inxhinierike elektrike dhe mekanike në Bavari zhvillojnë dhe prodhojnë set etiketimi për klientë në të gjithë botën në sektorët të ndryshëm të industrive të pijeve, ushqimore, farmaceutike, kimike dhe kozmetike. Fokusi kryesor është së pari në funksionalitetin absolut me lehtësi përdorimi, dhe dizenjo fleksibël për një makineri tjetër. Kjo lejon kombinime të ndryshme për shfrytëzimin e të gjitha kapaciteteve teknologjike të shenjimit.
-
Comarme është një kompani italiane me eksperiencë shumëvjeçare eksluzivisht në sistemet e prodhimit për ngritjen dhe vulosjen e kutive të transportimit. Prodhimi synon përmbushjen e përdoruesve më kërkues siç edhe dëshmohet nga sistemet e shumta të instaluara në stabilimente prodhimi anembanë botës. Duke përdorur materialet dhe përbërësit me cilësinë më të lartë në prodhimin e makinerive, arrihet besueshmëri e lartë, sikurse Comarme klasifikon pozicionin lider në fushën e ngritjes dhe vulosjes së kutive të transportimit.
-
Kompania amerikane Telesis është lider në prodhimin e pajisjeve për printimin e përhershëm të materialeve prej metali dhe plastike. Sistemet Telesis mbështeten në teknologji të patentuar dhe një platformë plotësisht të programueshme për të theksuar një apo më shumë gjilpëra.
-
Toshiba Tec është prodhues japonez i një game të gjerë printerash për etiketa me cilësinë më të lartë, performancë dhe besueshmëri të jashtëzakonshme, që punojnë mbi parimin e transferimit termal dhe të teknologjisë së drejtpërdrejtë termale. Për shkak të çmimit të arsyeshëm, besueshmërisë dhe lehtësisë së madhe të manovrimit është një zgjidhje ideale për të gjitha kërkesat AUTO-ID.
-
Wiedenbach Apparatebau GmbH është furnizuesi lider i printerave të veçantë inkjet të vazhdueshëm dhe i zgjidhjeve të veçanta. Wiedenbach ka përvojë të gjatë në zhvillimin, prodhimin dhe aplikimin e zgjidhjeve inkjet, të cilat kanë sjellë specializim në zgjidhjen e aplikimeve më të vështira. Wiedenbach është pjesë e grupit Domino dhe është pozicionuar në sektorin e aplikacioneve të specializuara.
-
Lake Image Systems është lider në projektimin, zhvillimin dhe prodhimin e teknologjive për skanimin dhe industritë e regjistrimit për printimin, vendosjen e adresës dhe etiketave. Për leximin dhe përpunimin e të dhënave ndryshme Lake Image Systems siguron integritet dhe cilësi të të dhënave të ndryshme të printuara, duke optimizuar proceset e prodhimit si dhe duke rritur cilësinë e produktit.
-
Armor është një kompani franceze, lider botëror, për prodhimin e shiritave të printimit që përdoren në teknologji printimi me transferim termal, bar kode, logo dhe informacione të tjera në etiketa apo paketim fleksibël. Quality Armor Ribbon siguron printim dhe gjurmim cilësor. Ata njihen për rezistencë ndaj manovrimit, gërvishtjeve apo shumë ndikimeve të tjera termale, kimike apo klimaterike.
-
Anser është prodhues i printerave termal me ink jet, bazuar në teknologjinë inkjet termale, të cilët janë një zgjidhje me kosto jashtëzakonisht efektive për produkte të shenjimit industrial. Printerat Anser krenohen me besueshmërinë dhe thjeshtësinë e operimit, pa pasur nevojë për mirëmbajtjen konvencionale.
-
Reiner është një kompani gjermane e themeluar në vitin 1913. Mbi 200 punonjës punojnë vazhdimisht për përmirësimin e sistemeve të prodhimit për kodimin dhe shenjimin manual. Kompania Reiner është në gjendje të ofrojë zgjidhje sipas kërkesave tuaja, si për aplikim që kërkon tekst, barkod, logo edhe për kombinime të tyre.
-
Zebra Technologies është një prodhues lider i zgjidhjeve dhe pajisjeve për marrjen e të dhënave mobile (mobile data acquisition). Zebra ofron një zgjidhje të plotë me zbatim në prodhim, kujdes shëndetësor, transport, dërgesa, dhe portofoli i gjerë që ajo ofron përmbush edhe nevojat e aplikimeve më kërkuese. Cilësia e lartë dhe zgjidhjet me çmime të përballueshme të provuara në praktikë, e lehtësojnë biznesin tuaj dhe e ngrenë atë në një nivel më të lartë.
-
Valco Melton është një kompani amerikane e specializuar në prodhimin e sistemeve për lidhjen e ngjitësit të tretshëm. Makineri të karakterizuara nga besueshmëri optimale dhe sigurojnë kontroll të plotë të punës. Me mundësi aplikimi në shumë aspekte, sistemet e ngjitjes Valco Melton janë ngjitëse të tretshme që ndihmojnë në zhvillimin e projektimit dhe funksionalitetit për të përmbushur nevojat e përdoruesve në të gjithë botën.