Politika e cilësisë
ISO 9001:2008
Veprimtaria kryesore e ELMED-it është prodhimi, shitja dhe shërbimi i sistemeve për printim, etiketim, inspektim dhe gjurmueshmëri të produktit. Kompania e plotëson veprimtarinë e saj me prodhimin e etiketave vetëngjitëse, sisteme transporti, stands and carriers, si dhe me realizimin e projekteve të veçanta inxhinierike. Duke ndjekur kërkesat e tregut, veprimtaria e ELMED-it përfshin zhvillimin e zgjidhjeve të integruara hardware dhe software, në fushën e prodhimit industrial dhe të operacioneve të magazinimit.
Cilësia është arsyeja për arritjen dhe ruajtjen e një niveli të lartë të besimit të klientëve, në markat që përfaqësojmë si dhe në kompaninë tonë dhe përbën platformën për arritjen e rritjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Besimi mbështetet në cilësinë dhe emrin e mirë si dhe në standardet e larta që kemi krijuar ndër vite.
Kryerja me cilësi e operacioneve të biznesit, që prej themelimit në vitin 1990, përbën një angazhim të ELMED-it, i cili ka arritur të ketë një figurë të qartë duke futur një Sistem për Menaxhimin e Cilësisë (QMS) sipas kërkesave të standardeve.
Politika e cilësisë së ELMED-it mbështetet në parime moderne të orientuara ndaj tregut:
- Me përmbushjen e vazhdueshme të kërkesave, nevojave dhe pritshmërive të secilit klient individualisht, ne kemi ndërtuar partneritete afatgjata me klientët tanë.
- Duke ruajtur një nivel të lartë të cilësisë së produktit, të saktësisë në dorëzim, raport konkurrues çmim-performancë, si dhe duke dhënë në kohë dhe të plotë mbështetje pas shitjes, ne hedhim themelet e besimit të klientëve tanë.
- Punonjësit janë një nga shtyllat bazë të ekzistencës dhe zhvillimit tonë; ndaj, duke inkurajuar vazhdimisht zhvillimin profesional të burimeve njerëzore, nëpërmjet trajnimeve brenda dhe jashtë kompanisë, ne arrijmë një nivel të lartë ekspertize dhe kompetence për drejtuesit dhe punonjësit tanë.
- Vendosja e partneritetit me furnitorët tanë dhe aftësia për t'iu përshtatur kërkesave të tregut, janë ndër elementet më të rëndësishme për përmirësimin e cilësisë.
- Të udhëhequr nga parimi i përmirësimit të vazhdueshëm, ne punojmë si për ndërtimin e imazhit të kompanisë edhe për rritjen e pjesës së tregut.
- Duke respektuar me rigorozitet ligjet, rregulloret, standardet dhe detyrimet kontraktore, ne sigurojmë funksionim të vazhdueshëm të veprimtarisë së kompanisë sonë.
Ekipi drejtues dhe të gjithë punonjësit në ELMED Ltd, nëpërmjet realizimit të përditshëm të veprimtarive, udhëhequr nga parimi i përmirësimit të vazhdueshëm të punës dhe sistemit të administrimit të cilësisë, sipas standardit ISO 9001:2008, si dhe duke përmbushur objektivat e kompanisë në mënyrë të efektshme dhe eficiente, do të krijojë një balancë midis interesave të kompanisë dhe interesave të klientëve.