Rreth nesh
Që prej themelimit në vitin 1990, veprimtaria e kompanisë ELMED është përqendruar në dhënien e zgjidhjeve të integruara për printimin, etiketimin dhe kontrollin e produkteve. Funksionimi dhe zhvillimi i ekipit tonë, i cili numëron mbi 120 profesionistë të trajnuar, mbështetet në profesionalizmin dhe entuziazmin në qasjen e teknologjive më të fundit në fushën e shenjimit industrial.
Si përfaqësues i përgjithshëm dhe ofrues shërbimi i autorizuar për një sërë markash të njohura botërore në fushën e printimit industrial dhe të kontrollit, ne jemi në gjendje t'u përgjigjemi në mënyrë të duhur kërkesave të klientëve.
Duke ditur që një zgjidhje të mirë për klientin mund ta japë vetëm një kompani e mirorganizuar dhe e zhvilluar, ELMED-i, si përparësi të operacioneve të veta, ka vendosur formimin e ekipit të zhvillimit, mbështetjen e shitjeve dhe post-shitjeve, si dhe shërbimin teknik dhe prodhimin.
Duke mbajtur parasysh cilësinë e prodhimit dhe duke ndjekur prirjet e zhvillimeve në treg, përveç veprimtarive ekzistuese, ELMED-i filloi prodhimin e etiketave me vetëngjitje (adezive) në variantet të bardha dhe me ngjyra, si dhe prodhimin e sistemeve të transportimit, duke e kompletuar, në këtë mënyrë, ofertën e vet.
Me progres të vazhdueshëm, zhvillim dhe përvojë shumëvjeçare, ELMED-i është sot një lider i padiskutueshëm në fushën e printimit industrial në Serbi dhe më gjerë në rajon.